3.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Fytyra e vërtetë e Hashim Thaçit!

Nga Faik KRASNIQI

Ideja e Presidentit Thaçi për ushtrinë, pa kordinim me partnerët strategjikë si SHBA-në dhe NATON-në, ishte më shumë çështje aventure dhe bajraktarizmi nga ana e tij. Tërheqja nga bërja e ushtrisë është një dështim i madh i këtij presidenti. President i zgjedhur mes molotovit, protestave dhe shtetrrethimit. Ai do të duhej të jap përgjegjësi për iniciativën e dështuar. Iniciativë dhe lojë shumë e rrezikshme, duke marrë parasysh se në çfarë mënyre tentonte ta krijonte ushtrinë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse gënjente opinionin se kjo iniciativë është në kordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-në. Prandaj, dorëheqja është e pakta që duhet të bënte, por duke e njohur ai nuk do të jap dorëheqje. Tekefundit nuk është hera e parë që na gënjen për gjëra madhore. Prej 2007 kur u zgjodh për herë të parë kryeministër na ka gënjyer. Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2010, na premtoi që brenda 18 muajve qytetarët e Kosovës do të fitojnë liberalizimin e vizave. Jemi në Prill të 2017 dhe një gjë e tillë akoma nuk ndodhi. Para disa viteve tha se Dick Martin do ta padis për shpifje. Një padi e tillë nuk ndodhi kurrë. Gjatë fushatës parazgjedhore të 2014, premtoi se do të krijojë 200 mijë vende të reja të punës. Jo vetëm që nuk u hapën këto vende të reja pune, por papunësia dhe varfëria u thelluan akoma më shumë. Vetëm të rikujtojmë fundin e vitit 2014 dhe fillimin e 2015, kur vendin drejt Perëndimit e lëshuan mbi 150 mijë qytetarë të Kosovës.

”Nëse nuk krijohet Ushtria, do të japë dorëheqje”. Nuk e kishte seriozisht themelimin e Ushtrisë, sepse e dinte që në atë formë nuk mund të krijohet. Pasi dështoi në krijimin e Ushtrisë dhe mosmbajtjes së fjalës për të dhënë dorëheqje, tha se po përgatitemi ta akuzojmë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Një gjë të tillë ka vite që e përsëritë. Por as kjo gjë nuk do të ndodh, sepse në 2010 u futë në bisedime me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm. Këto ishin vetëm disa nga premtimet e tij. Përrallat e tij që kalon nga një premtim në tjetrin dhe kurrë asnjërën nuk e realizon. Ky është Hashim Thaçi dhe fytyra e vërtetë e këtij njeriu. Njeriu më kontraverz në skenën politike.

Më Shumë

Ylli synon fitoren ndaj Borës në Suharekë

Java e gjashtë e kampionatit hapet me një përballje interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Borës, e cila zhvillohet sot në palestrën “13 Qershori”...

Roli i LDK-së përcaktoi fituesin në Prizren

Kujtim S. Germizaj Edhe pse mbeti jashtë garës së balotazhit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren dëshmoi sërish se mbetet faktor kyç politik në...

Lajmet e Fundit