23.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Fytzbrazurit e morën në qafë Republikën

Vazhdimi i publikimit serik të audioincizimeve nga dosja ‘Pronto’ po zbardh dita-ditës argumente të mjaftueshme, të cilat duhet t’i shërbejnë edhe drejtësisë kosovare që të merret më trajtimin serioz të hetimit dhe gjykimit të lidhjeve kriminale të politikës me bizneset oligarkike. Sipas ekspertëve të legjislacionit, analistëve politikë dhe përfaqësuesve të opozitës, përgjimet po dëshmojnë katërçipërisht mënyrën se si ushqehet politika kriminale nga bizneset e inkriminuara oligarkike, ku përfitohet paligjshëm dhe pandershëm nga favoret e pushtetit të korruptuar përmes krimit të organizuar ku vlerat arrijnë në disa dhjetëra e qindra miliona euro. Ky vlerësim vjen duke dëgjuar komunikimet e Adem Grabovcit në bisedën telefonike me Shkëlqim Devollin, ku Grabovci i thotë Devollit: Këqyre se s’mujta me të thirr…M’u ka zbrazë krejt fyti… e Devolli i përgjigjet: U bo shef, qe po ti qoj….Pastaj biseda vazhdon për objektet në mes Grabovcit dhe Devollit.

Prova për marrje ryshfeti

Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke marrë shkas nga kjo seri e fundit e publikimit të incizimeve, thotë se tashmë e kemi të qartë se krimi i organizuar është dukuri shumë e rëndë dhe e cila e ka kapluar tërë pushtetin shtetëror në vendin tonë.

“Regjistrimet ‘Pronto’ po provojnë se në cilën gjendje kemi shkuar si pushtet. Nuk do aspak që të mendohet se prova ka mjaft. Nëpër regjistrimet po del shumë qartë vepra penale, që është kryer, jo vetëm nga bashkëbiseduesit në regjistrim, por edhe më gjerë, në kuptim të veprave penale, duke kaluar te udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës. Në aspektin konkret, kur është çështja e veprës penale, në mes të Adem Grabovcit dhe Shkëlqim Devollit, në kuptim të Kodit Penal vërtetohet vepra penale e marrjes së ryshfetit, duke keqpërdorur pozitën shtetërore, në interes të veta personale, prej nga është kryer vepra e rëndë penale. Në aspektin faktik është dokumentuar vepra penale”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij të kahershëm se vetëm një Prokurori dhe Gjyqësor i pavarur politikisht mund të merret me këto raste. “Edhe vetë ambasadori i SHBA-së në Tiranë pati thënë se nuk duhet të bëhet ndonjë hetim i thellë, se mjafton të shohim një politikan, gjyqtar apo administrator që e ka një orë prej dhjetëra mijëra euro, lë të kuptohet se është fituar me vepër penale. Ku i mori ai paratë për orën e tillë? Si e bleu makinën prej dhjetëra e mijëra euro? Si arriti të ndërtojë shtëpinë që ka vlerë me qindra e mijëra euro?… etj. Pra, këto fakte flasin për vepër penale. Tani fakti pse Prokuroria ka frikë dhe nuk i heton rastet e tilla provon kapjen dhe nënshtrimin e Prokurorisë dhe të gjykatave, deri edhe të policisë kundruall politikës. Kemi kështu një organizim dhe bashkëveprim midis politikës dhe organeve të së drejtës në fushën e krimit”, tha Muhamet Kelmendi

Më Shumë

Mbi 100 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 124 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve në vend. Prej tyre 33 aksidentë me persona të...

Veselaj-Gutaj inspekton renovimin e plotë të shkollës në Gorozhup: Gati për vitin e ri shkollor

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, vizitoi sot SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Gorozhup, ku po vazhdojnë punimet për renovimin e plotë...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit