7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Gabriele Meucci: Isha gati të largohesha nga EULEX në dy javët e para të punës

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, kishte pasur një mendim të dytë në ditët e para kur kishte ardhur në Kosovë për ta drejtuar misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në vjeshtën e vitit të kaluar. Misioni të cilin ai e mori përsipër, ato ditë po vlonte nga akuzat e shfaqura në publik të prokurores së suspenduar, Maria Bamieh, për përfshirje të gjykatësve e prokurorëve të këtij misioni në afera korruptive.

I gjendur në situatë të tillë, Meucci e pranoi në emisionin “Jeta në Kosovë” e pranoi se i kishte shkuar në mend që të mos rehatohej fare në karrigen e tij të punës.

“T’u them të drejtën, për dy javë të tëra nuk i nxora të gjitha gjërat nga valixhet. Thashë me vete se ndoshta mund të largohem një ditë. E pranoj se gjithsesi ka qenë goditje shokuese, dhe kjo është hera e parë që po e them këtë, pas 2-3 javësh”, tha Meucci në intervistën me Jeta Xharrën.

Megjithatë, ai thotë se nuk i është dashur shumë kohë për ta kuptuar të kundërtën, dhe për t’i bërë rrobat palë në vitrinën e tij.

“U ngushëllova nga njerëzit dhe stafi që punon me mua dhe pashë se të gjithë janë të efektshëm, të ndershëm dhe punonjës të zellshëm dhe thashë se ndoshta edhe mund të rri e ta bëj këtë punë. Makina po funksionuaka. Dhe jam shumë i kënaqur që doli raporti sepse ky është lajm i mirë për ne. Më në fund nuk ka asgjë nën hije”, u shpreh ai.

Tetë muaj më pas, Meucci ndihet i lehtësuar që hetuesi i pavarur, Jean Paul Jacqué, në raportin e tij i ka hedhur poshtë pretendimet e Bamieh.

“Për momentin nuk ka pretendime të këtilla, shyqyr Zotit, por sikur sërish të kisha një rast të këtillë, do ta formalizoja menjëherë. Të gjithë mësuesit e mi më kanë mësuar që në çdo rast duhet bërë formalizimin, sepse me këtë fillohet procesi formal dhe rregullat dhe unë fjalën ‘rregulla’ e përdor tërë kohën në EULEX”, thotë ai.

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit