10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Gagica: Isa Mustafa nuk ka energji për ta udhëhequr LDK-në

Isa Mustafa, është lodhur fizikisht dhe nuk ka pretendime serioze për të qenë kryetar partie, e sidomos në këtë periudhë kur është edhe është kryeministër i vendit. Kështu ka thënë për Tribuna Channel, ish kryetari i LDK-së për Gjermani, Hafiz Gagica.

Ai ka deklaruar se LDK ka nevojë për një kryetar të ri që ka ide dhe ka mendësi të reformimit.

“Nuk kemi kandidaturë zyrtare të askujt përveç kryetari aktual i cili për mendimin tim më tepër është një deklaratë rasti se një vendosmëri e tij për të për të kandiduar përsëri, sepse mendoi se ai është tani më i lodhshëm dhe nuk ka mundësi që të udhëheq në një frymë të tillë siç jemi tani”, ka thënë Gagica.

Gagica nuk ka precizuar se a do të jetë kandidatë për kryetar të LDK-së, por sipas tij kjo parti ka nevojë për një reformë demokratike konform interesit nacional.

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Delirium

Lajmet e Fundit