Gara për kryetar të Prizrenit, Haskuka flet për kandidaturën e Drita Millakut

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë që nuk e sheh problematike që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e ka shpallur kandidaturën për kryetare të kësaj komune.

Haskuka tha se tashmë janë procedurat që përcaktohen nga statusi lidhur me kandidaturat por që tash janë ndërruar dhe ai thotë se nuk mundet të paragjykojë.

“Nuk muj me paragjyku kurrgjë. Do të varet varësisht prej kërkesave do të shikojmë. Ka njerëz të cilët kërkojnë të kandidoj”, ka thënë Haskuka në Klan Kosova.

“Një gjë është shumë e mirë që në Vetëvendosje çdo person mundet me i paraqitë aspiratat e veta edhe nuk është diçka problematike”.

“Nuk shoh kurrgjë problematike në këtë aspekt; çdo person mund ta paraqesë kandidaturën”.

I pyetur nëse Millaku e kishte përkrahur apo kundërshtuar për punën e tij në Prizren, Haskuka tha se këto gjëra janë personale dhe refuzoi që t’i komentojë.

Mirëpo Haskuka pohoi se ai e ka jetësuar sloganin e Albin Kurtit që “Myta ka me e mytë korrupsionin” pasi që thotë të kenë bërë reforma në secilën fushë duke shërbyer si shembull me punën e tyre.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit