-7.2 C
Prizren
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Gastronomët kërcënojnë Qeverinë: Bëhuni gati të korrni atë që mbollët

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërcënuar Qeverinë se mund të shkaktojë krizë ekonomike, pasi nuk po i respekton kërkesat e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën gastronominë, megjithatë, sipas tij, pa fije turpi i shfrytëzojnë shërbimet e gastronomëve.

“Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamerier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje! Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?! Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim. Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË! Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat! Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët!”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në vendimin e fundit për masat antiCOVID-19, nuk ndryshoi asgjë për gastronomët. Sipas masave aktuale, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe e ahengjeve. Gastronomëve u lejohet shfrytëzimi i deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në ato të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në 23:00, ndërsa muzika deri në orën 21:30.

Më Shumë

Fansat shokohen me ‘fytyrën e re’ të Madonnas në ‘Grammy Awards’

Madonna befasoi me fytyrën e saj tepër të lëmuar kur u ngjit në skenën e mbushur me yje si prezantuese në 65-të vjetorin e...

Rita Ora shijon momentet në para-ndejën e ‘Grammy Awards’ me bashkëshortin e saj – Taika Waititi

Rita Orës iu bashkua bashkëshorti i saj Taika Waititi në para-ndejën e “Grammy Awards 2023” të mbajtur në ‘Limitless’, në Los Angeles të premten. Këngëtarja...

Lajmet e Fundit