14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Gastronomët kërkojnë të lirohen nga tatimet për dy deri në tri vitet e ardhshme

Përfaqësues të gastronomëve të Kosovës kanë diskutuar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e reja kundër përhapjes së Covid-19. Thonë se janë të mirëkuptueshëm për situatën, por se kanë disa kërkesa.

Dekor Sahiti, përfaqësues i gastronomëve thotë se kanë kërkuar që orari i punës të jetë deri në orën 23:00.

‘Ka qenë kërkesa kryesore që sa më shpejt të bëhet e domosdoshme që njerëzit që janë të vaksinuar me i lanë me u fut në lokale, e pa vaksina mos me i lanë me u fut brenda”, tha ai në T7.

Ndërkohë Ardian Hoxha ka shpjeguar kërkesat tjera.

“Duhet që për këtë dëm financiar që po na shkaktohet neve që të paktën mos të na japin pare por të paktën të na lirojnë nga tatimet edhe për këtë periudhë që kemi punuar tash por edhe për 2-3 vitet e ardhshme’, tha Hoxha.

“Na kemi paguar qira edhe sa kemi qenë mbyllë”, shtoi ai.

Ai tha se do të kërkojnë takim me ministrin Hekuran Murati, për t’i kërkuar që këtë çështje ta marrë më seriozisht.

Thanë se nuk besojnë se ‘ka me ardhur puna me protestu sepse ne nuk po kërkojmë diçka të jashtëzakonshme”./Express/

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Lajmet e Fundit