24.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Gati 800 kosovarë janë martuar me vajza nga Shqipëria gjatë vitit 2019

Kosova mban vendin e tretë për numrin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019.

Sipas shifrave të Institutit Shqiptar të Statistikave, nga Kosova numërohen 1703 banorë të këtij vendi që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, duke shënuar një rritje me 20,1% krahasuar me vitin 2018. Vendin e parë për numrin e rezidentëve me leje qëndrimi në Shqipëri e mban Italia me 2753 persona, pasuar nga Turqia me 1730 persona.

Të huajt me origjinë nga Kosova kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (45,4%), kështu që 773 banorë të Kosovës janë martuar me vajza nga Shqipëria dhe kanë aplikuar për bashkim familjar në vitin 2019.

ë fund të vitit 2019, numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.507 banorë, duke pësuar rënie me 4,6% krahasuar me vitin 2018. Numri i të huajve rezidentë më 2019 dominohet nga meshkujt me 63,0% kundrejt femrave me 37,0%.

Në vitin 2019 rezultojnë 6.557 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rritje me 49,5% krahasuar me vitin 2018. Azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62,4% të azilkërkuesve gjithsej më 2019 dhe rezultojnë 2.408 azilkërkues nga Iraku dhe 1.682 azilkërkues nga Siria. Më 2019 rezultojnë 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6% krahasuar me vitin 2018.

Më Shumë

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj, për klasën e parë, të gjashtë dhe dhjetë . Konkurs Të dashur prindër dhe fëmijë,...

E kërkon MIlani

Milan vijon “gjuetinë” në kërkim të talenteve për të përforcuar sulmin e tij dhe emri më i fundit që është përfolur se mund të...

Himnet në ankand

Lajmet e Fundit