6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Gati marrëveshja ‘Bruksel 2’

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, telekomi, energjetika dhe barrikada “Parku i paqes” janë katër tema që po negociohen tash e një kohë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E kjo seri e takimeve pritet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje pako për këto çështje, që ndryshe quhet edhe si “Brukseli 2”, pas Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, më 19 prill 2013.

Tashmë është arritur pajtimi i të dyja palëve për çështjen e telekomit, mirëpo për shkak se në çështjet tjera ende nuk është arritur pajtimi, as kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet pasi që edhe Bashkimi Evropian po kërkon që të nënshkruhet një marrëveshje pako e cila do të përfshinte këto katër çështje…/zeri/

Më Shumë

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit