25 vjet nga dëbimi i punëtorëve të RTP-së

Para 25 vitesh, më 5 korrik të vitit 1990, okupatori serb mbylli dhunshëm Radio Televizionin e Prishtinës.

Mbyllja e RTP-së paraqiste fillimin e fushatës së egër gjenocidale në të gjitha institucionet e Kosovës që pasoi pastaj me mbylljen e shtëpisë botuese Rilindja, Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve , dhe Teatrin e Prishtinës, transmeton RTK.

Mbyllja e Radiotelevizionit të Prishtinës, erdhi menjëherë pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Për ta përkujtuar 25 vjetorin e mbylljes së RTP-së ish-punëtorët e këtij institucioni sot do ta shënojnë këtë përvjetor me disa aktivitete.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit