16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Gazetari denoncon në polici kryeministrin Mustafa

Gazetari i portalit Insajderi.com, Vehbi Kajtazi ka denoncuar sot në polici, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa për sic thotë ai, kërcënim ndaj tij.

Kajtazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pret prej organeve të drejtësisë që të veproj me të njëjta standarde edhe në rastin e tij, sikurse me kërcënuesin e djalit të Isa Mustafës, Alban Morinës.

“Sapo kam denoncuar në Polici, kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa për kërcënim ndaj meje. Rastin janë duke e hetuar hetuesit e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës. Pres prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës që të veprojë me të njëjtat standarde sikur në rastin e Alban Morinës, i cili ishte arrestuar, akuzuar, gjykuar e dënuar brenda dy ditësh për shkak të një kërcënimi në Facebook që i kishte bërë djalit të kryeministrit, Besnik Mustafës dhe ministrit Arban Abrashi”, ka shkruar Kajtazi.

Kujtojmë se gazetari Kajtazi dje ka thënë se është kërcënuar në telefon nga kryeministri Mustafa pas publikimit të një lajmi për vëllanë e kryeministrit i cili kishte kërkuar azil, për shkaqe shëndetësore. /Indeksonline/

Vehbi Kajtazi-gazetar

Më Shumë

Prizren/ Një person kapet me thikë në xhep

Policia  në Prizren  ka ndaluar një person me inicialet B.K. për kontroll rutinor në një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, një arme e...

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit