‘Si e kishte planifikuar Bekim Fehmiu vetëvrasjen’

Fahri Musliu nuk do ta fshihte dot tronditjen, kur mësoi lajmin e vetëvrasjes së mikut të tij, Bekim Fehmiu. Për të bërë ngushëllimet e rastit, por edhe për të bërë detyrën e gazetarit, ai do të telefononte bashkëshorten e Fehmiut, Brankën.

Këtë moment tragjik ai e kujton në monografinë e tij “Bekim Fehmiu, Odise i Kosovës”. Po shkëpusim nga ky rrëfim bisedën me bashkëshorten e Bekim Fehmiut: “Diku kah ora 14:00 kam shkuar te parukierja për të rregulluar flokët dhe Bekimi si zakonisht më ka përcjellë deri te dera duke më puthur. Jam kthyer diku pas orës 15:00 dhe nga dera e hyrjes së banesës i them ‘Beko shihe çfarë frizure kam’. Nuk dëgjoj kurrfarë reagimi. Hyra në dhomën e ditës, shoh se nuk është aty, kaloj në dhomën e fjetjes, as aty nuk e gjej. Thërras nëpër banesë, por nuk marr përgjigje.

Pastaj hyra në dhomën e tij të punës, dhe shoh se është në krevat i mbuluar me çarçaf dhe në kokë ka një peshqir. Prapë i them: ‘Beko, pse nuk më flet, shihe çfarë frizure kam’. Nuk ka përgjigje. I afrohem, i hoqa peshqirin nga koka dhe shoh se Bekimi kishte bërë vetëvrasje. Nga tëmthi ku kishte shti me pistoletë i kishte rrjedhë mjaft gjak, kurse pistoletën e kishte shtrënguar në dorë, e në tavolinën e vogël pranë kompjuterit pash dy letra të vogla lamtumire për mua me fëmijët dhe për vëllezërit në Prishtinë, me nga një fjali. Thirra me të shpejtë djalin, Hedonin, e pastaj lajmëruam dhe policinë me mjekun, i cili konstatoi vetëm vdekjen… Heshtje… I dashur Fahri, Bekimi e paska përgatitur deri në perfeksion vdekjen e tij, e unë nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë edhe pse kohët e fundit ka qenë mjaft i nevrikosur për shkak të dobësimit të pamjes së syve, nga goditja në tru që ka pasur pas vitit të ri, edhe pse mjeku i syve dhe psikologu çdo ditë i thoshin se çdo gjë do të rregullohet shpejt, por duhet të duroj…”. /Panorama/

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit