14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

George Michael, probleme me drogën

George Michael, prej një viti ndjek rregullisht një qendër rehabilitimi, për shkak të varësisë ndaj drogës. Lajmi është bërë i ditur për britaniken “The Sun” nga një i afërm i këngëtarit të famshëm britanik.

Sipas këtij burimi, gjendja e tij ishte përkeqësuar tej mase nga varësia e 52 – vjeçarit ndaj krakut, kokainës, alkoolit e marijuanës.

Të frikësuar se po e çonte veten drejt vdekjes, familjarët e Michael iu lutën atij që të shkonte në një klinikë në Zvicër, vitin e shkuar.

Sipas “The Sun”, artisti me famë botërore, i cili ka realizuar disa hite të famshme si “Careless Whispers”, “Faith”, “Freedom” etj, vijon të shkojë rregullisht në këtë qendër.

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit