11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Gëzim Kelmendi- Remit: I vogël je me fol për Turqinë

Gezim Kelmendi- PDDeputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelemendi e ka akuzuar ish-Komandantin e UÇK’së, Rrustem Mustafën-Remin se po i mbron serbët.

Kelmendi ka marrë shkas nga një deklaratë e Remit në Facebook, ku kërcënimet e Erdoganit i krahason me ato të Sheshelit.

Ndaj kësaj ka reaguar Kelmendi, duke thënë se Remi është i vogël për të dhënë deklarata të tilla.

“Deputet Rrustem Mustafa-Remi,i vogël je ti me fol për Turqinë.
Doli në shesh deklatata e Erdoganit për boshnjakët ( ku vërtetohet se nuk eshte ashtu)
ti del në mbrojtje të atyre që vranë dhe dhunuan mbi 200 mijë Muslimanë,ti mbron serbët..
Turp për ty”, ka shkruar Kelemendi.
RrustemMustafa–RemiLexojeni të plotë edhe reagimin e Rrrustem Mustafa-Remi ndaj Erdoganit:

Kërcënimet rreth Ballkanit nuk duhet të merrën serioze, ja pse:
Shesheli sa herë ka kërcënuar në emër të shtetit se gjithë shqipëtarët duhet ti shporrim përtejë bjeshkëve të nemura… dhe ja, ne jemi këtu dhe po zhvillohemi.
Sa herë ka pasur kriza në Ballkan turqit kërcënonin, si kryeministri Erdogan tani, ashtu edhe kryeministri Demirel gjatë kohës kur po fillonte lufta në Bosnjë. Ai ka pas kercenue se nëse ndodhë vetëm një tullë (mjet ndërtimi) me i mungua Sarajevës ushtria turke do jetë aty. U vranë shumë njerëz në Bosnje dhe Sarajeva u rrënua në tërësi. U dogjë gjithçka që pati atje…dhe ushtria turke pati shpëtuar pa u involvuar në Bosnje.

Pas këtyre kërcënimeve të shumta Shqipëtarët nuk u zhduken as nga `´miqtë´´ turq (osmanë) por as nga fqinjtë tanë serbë… edhe Ballkani do jetë i qetë, dhe pa dridhje nga fuqitë e qelbura nëpër kohë dhe që s’kanë për të fituar as besimin as mundësinë për të ndikuar në Ballkan…!
Bashkimi Europian kujdeset, në partneritet strategjik me SHBA – të dhe kombet e QYTETRUARA, për rajonin ku SHQIPËTARËT kanë rol zhvillimi, në prodhimin e sigurisë afat – gjatë për Ballkanin, por, dhe më gjerë.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit