Gilardino në Crystal Palace?

Roy Hodgson mund të bëjë një transferim ‘shokues’ duke e sjellur Alberto Gilardino-n në Premier Ligë.
Ekipi i Crystal Palace është duke kaluar nëpër një formë të dobët në fillim të këtij sezoni, duke humbur shtatë ndeshjet e para, e madje nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pranuar 17 të tillë,

Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, sulmuesi kryesor i tyre, Christian Benteke do të mungojë gjashtë javë për shkak të lëndimit, ndërsa edhe sulmuesit e tjerë Wilfried Zaha dhe Connor Wickham janë të lënduar, duke lënë skuadrën me vetëm një opsion në sulm, Bakary Sako.

Sipas ESPN, kjo situatë ka bërë që ‘Shqiponjat’ të konsiderojnë mundësinë e transferimit të 35 vjeçarit italian i cili është pa ekip, që nga largimi nga Pescara në fund të sezonit të kaluar. Gilardino e ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën e tij në Serie A, ku ka luajtur për ekipet e njohura si, Milan, Fiorentina, Genoa, Parma, Palermo, Bologna, Verona, Empoli, Piacenza dhe Pescara, ndërsa një sezon ka luajtur në ekipin kinez, Guangzhou Evergrande.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit