8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Gjashtë muaj burgim dhe 300 euro gjobë për një hajn në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.Q. nga Prizreni.

Në komunikatë thuhet se atë e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 parag.1. të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej treqind euro .

“Sepse me datën 24.03.2017, rreth orës 13.25 minuta në Prizren me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër , merr pasurinë e të dëmtuarit me iniciale O.O, në atë mënyrë që i dëmtuari kishte lënë biçikletën e tij, para derës në korridorin e banesës në katin e tetë ku edhe banon, me këtë rast i pandehuri shkon në katin e tetë merr biçikletën e të dëmtuarit dhe duke zbritur shkallëve, në katin e dytë kapet nga mirëmbajtësi i banesës”, thuhet në njoftim

Më Shumë

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit