14.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Gjashtë persona të arrestuar në Rahovec për përdorim të substancave narkotike

Policia e Kosovës në mesnatë ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Bërnjak të Rahovecit për përdorim të narkotikëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Bërnjak, Rahovec 17.08.2019 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë rreth 0.88 gr dhe një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 0.27 gr. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Fsh. Bërnjak, Rahovec 17.08.2019 – 00:20. Janë arrestuar tre te  dyshuar meshkuj K-Shqiptar  njeri prej tyre i mitur pasi që gjatë kontrollimit të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë rreth 0.44 gr dhe një paketim të plastikës me  mbushje te lëngët të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Fsh. Bërnjak, Rahovec 17.08.2019 – 23:20. Janë arrestuar tre te  dyshuar meshkuj K-Shqiptar  pasi qe gjate kontrollit tek te njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1.68 gr substance narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe parafillore në shkollën “Abdyl Frashëri” të Prizrenit

Drejtori i shkollës  “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Xh. Flugaj, ka njoftuar se prej datës 15 maj deri më 15 qershor 2025, fillon  regjistrimi...

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Lajmet e Fundit