Sulmohet fizikisht një motër medicinale në Spitalin e Prizrenit

Një motër medicinale në Prizren është sulmuar fizikisht nga nëna e një fëmije të shtrirë në spital, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e djeshme rreth orës 01:05, në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Viktima femër K/Shqiptare motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi që derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit