Gjashtë raste aktive me koronavirus në Malishevë

Bazuar në analizat e testimeve të sotme për Covid-19, sot janë bërë tri teste të qytetarëve nga Komuna e Malishevës, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv duke e çuar numrin në gjashtë persona aktiv.

Rasti i sotëm është konfirmuar në rrugë zyrtare të komunikimit me IKSHPK-në.

Rasti është person kontakti jashtë Komunës së Malishevës.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi që ti respektoni masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka mënyrë tjetër të mbrojtjes nga Covid-19. Mbani maska mbrojtëse, mbani distancën, mbani higjienën e nevojshme dhe mos rrini në vendet ku ka grumbullim apo turma të njerëzve, me qëllim që të shmangies së kontakteve me persona që janë të infektuar me virusin korona”, ka thënë pas publikimit të rezultateve nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha duke iu bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes të shtuar.

Gjendja aktuale me Covid-19 në Komunën e Malishevës nga data 14 mars 2002 deri më sot është si vijon: 84 të prekur, prej tyre 76 janë shëruar, 6 persona janë aktiv dhe 2 persona kanë vdekur.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit