17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Gjatë këtij mandati do të anëtarësohet në NATO dhe në BE

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi tha se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, Kosova do të anëtarësohet në NATO dhe në BE.
Gjatë një takimi me banorët e fshatit Barilevë, Thaçi, theksoi se në mandatin e ardhshëm do të ketë më pak politikë e më shumë zhvillim ekonomik. Ai shprehu bindjen se PDK-ja do ta udhëheq Qeverinë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka provuar ta vozis traktorin dhe të mbjell patate në fshatin Barilevë afër Prishtinës. Ai vizitoi fermerin Besim Rexha, i cili merret me kultivimin e patates. Thaçi shprehu zotimin për mbështetje për të gjithë fermerët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës për katër vjetët e ardhshëm ka menduar dhe planifikuar që t’i ndajë 500 milionë euro për fermerët e Kosovës, investime këto që do të ndikojnë në rritjen e këtij biznesi, fuqizimin e këtij biznesi, rritjen e prodhimit, hapjen e vendeve të punës dhe pagesat edhe më të mira”, u shpreh Thaçi.

Kreu i Qeverisë vizitoi edhe biznesin tjetër të familjes Rexha, fabrikën për prodhimin e kubëzave “RUB”. Edhe aty, Thaçi theksoi se nga fondi për punësim prej 1.5 miliard eurosh, do të përfitojnë të gjitha bizneset.

“Bizneset çfarë i vizituam sot do të mund të jenë përfituese potenciale, duke pasur edhe performancën e mirë dhe do të mund të zgjerohen më tepër, do të mund të krijojnë edhe vende të reja të punës. Natyrisht duke i paguar edhe punëtorët shumë mirë”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri Thaçi mbajti edhe një takim me banorët e Barilevës, ku shpalosi pjesë nga platforma e PDK-së, “Misioni i Ri”. Ai tha se në mandatin e ardhshëm do të ketë më pak politikë e më shumë zhvillim ekonomik, porse për vendimet e rëndësishme ekonomike i nevojitet një mazhorancë me e fuqishme.
“Vetëm një lidership që ka guxim, që ka shpresë dhe optimizëm dhe që beson në suksesin e vendit dhe shoqërisë, mund ta çojë përpara këtë proces”, u shpreh Thaçi.

Kreu i Qeverisë dhe i PDK-së, Hashim Thaçi shprehu bindjen se do ta qeverisë vendin edhe gjatë mandatit të ardhshëm, ndërsa theksoi se ai do të jetë mandat i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më Shumë

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha...

Lajmet e Fundit