14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nisma bëhet edhe me Forum të Gruas

limaj te gart ,gNisma për Kosovën e ka zyrtarizuar edhe Forumin e Gruas së Nismës, ku kryetare e saj do të jetë Valdete Dushica-Bajrami. Me këtë rast u tha se zëri i gruas së Nismës do të jetë i pandarë nga zëri i mashkullit. Kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, tha se ata do të krijojnë mundësi të barabarta në vendimmarrje, për të qenë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

E, kryetarja e Forumit të Gruas së Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, tha se gjinia femërore zotëron potenciale që i duhen jo vetëm politikës, por edhe shtetit për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Ajo tha se nuk mund të flitet për pjesëmarrje të gruas në politikë, në mënyrë të shkëputur, pa folur për pjesëmarrjen e saj në jetën ekonomike, politike dhe sociale, pa folur për dhunën ndaj grave dhe të drejtave të tyre në shoqërinë kosovare.

“Nisma për Kosovën si një alternativë e re politike në vend, ka për qëllim që jo vetëm gruas por të gjithë qytetarëve të vendit t’i ofrojë një mënyrë tjetër të të bërit politikë, një vizion që ta kthej qeverisjen e vendit në duart e profesionistëve, të njerëzve të ndershëm dhe të dëshmuar në punën e tyre përkatëse. Vizioni ynë është që gruaja të ketë mundësi të barabarta në vendimmarrje që vendimmarrja të bëhet në mënyrë transparente dhe duke u bazuar në ligjin për barazi gjinore. Ne zotohemi për zbatim të përpiktë të legjislacionit për të drejtat e grave”, tha ajo.

Ndërsa, në anën tjetër , kryetari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se zëri i gruas do të jetë i pandarë në shërbim të Kosovës. Limaj tha se Kosova vuan nga mungesa e barabartë mes burrave dhe grave, por sipas tij, Nisma do të jep mundësi të barabartë.

“Kryesia e Nisma për Kosovën është gjithëpërfshirëse, si për nga mosha, ashtu edhe për nga profesioni, po ashtu edhe nga qytetet e Kosovës. Kjo tregon me së miri se zëri i gruas së Nismës do të jetë i fuqishëm edhe brenda Nismës për Kosovën, por ju siguroj që do ta kenë mbështetjen e fuqishme kudo që do të jetë zëri i Nismës, e zëri i Nismës do të jetë i pandarë, nuk do të ketë më zë të mashkullit dhe të femrës, por do të jetë zëri i Nismës për Kosovës në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Limaj.

Ai me tutje tha se e përbashkëta e Nisma për Kosovën dhe gruas është humanizmi, sepse Nisma është krijuar për të ndihmuar njerëzit e nevojshëm, njerëzit që kanë nevojë, njerëzit që vazhdimisht janë të lënë anash, të pambrojtur, të pandihmuar dhe që kanë nevojë për t’i zgjidhur problemet.

Më Shumë

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

"Kino Lumbardhit" është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër...

Publikoi video duke gjuajtur me armë, arrestohet malishevasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke gjuajtur me...

Lajmet e Fundit