15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Gjendet i vdekur në veturë një i ri në Prizren, dyshohet se u aksidentua dhe mbeti i ngujuar

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, tek Transiti i Vjetër, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe i bllokuar në veturë. I ndjeri dyshohet se u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me Zjarrfikësit kanë intervenuar fillimisht pasi rasti u raportua nga pasagjeri që ndodhej bashkë em të ndjerin në veturë.

Sipas informacioneve të para, ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe cilat janë rrethanat në të cilat ka vdekur i riu nga Prizreni.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia dhe njësitet tjera përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pritet të bëhet ekzaminimet e nevojshme që ndriçojnë rastin./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit