9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Prizrenit

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në një motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren, dje në mesdite.

Sinjali merr vesh se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Përpos ekipit mjekësor, në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika.

Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Lajmet e Fundit