0.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Gjendja me zjarre në Malishevë, e qetë, por apelohet për kujdes të shtuar

Situata me zjarre në territorin e komunës së Malishevës është e qetë dhe nën kontroll të plotë, përderisa edhe zjarret e dy ditëve më parë janë lokalizuar, por në të njëjtën kohë u bëhet thirrje qytetarëve pa dallim, që të bëjnë të kujdes të shtuar dhe të mos ndezin hamulloret.

Kështu është thënë sot në një takim të përbashkët të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe Policisë së Kosovës.

Këtë takim të cilin e ka drejtuar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, është diskutuar situata aktuale me zjarre, kjo pasi më 2 gusht, në territorin e komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa zjarre, dy prej të cilave me përmasa të mëdha.

Me këtë rast drejtori Rexha i ka falënderuar, të gjithë zjarrfikësit e komunës së Malishevës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit e komunave fqinje, të Rahovecit, Drenasit dhe Prizrenit, për ndihmën e dhënë, si dhe të vullnetarët të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarreve.

Pas shqyrtimit të situatës, e cila u vlerësua e qetë dhe nën kontroll, u kërkua nga të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, që të bëjnë kujdes të shtuar, të mos djegin hamolloret dhe të ndezin zjarre në hapësira të pasigurta, e po u kërkua që të bashkëpunojnë në rastet e zjarreve, si në dhënien e informacioneve, po ashtu edhe në shuarjen e zjarreve.

Po ashtu u apelua qe individët të cilët posedojnë cisterna për ujë apo për spërkatje, të ndihmojnë në rastet kur ka nevojë.

Më Shumë

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke...

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit