9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Gjendja shëndetësore e Maradonas është duke u përmirësuar

Mjeku Leopoldo Luque ka bërë të ditur se Diego Maradona është duke u përmirësuar që nga ndërhyrja kirurgjike në tru.

Legjenda argjentinase është operuar të martën si pasojë e një hematome subdurale dhe vazhdon të qëndrojë në një klinikë në Buenos Aires.Il Corriere dello Sport njofton se mjeku personal i trajnerit të Gimnasias ka dhënë lajme të mira.“Diego është më mirë, shumë më mirë. Ai po përmirësohet çdo ditë.

Shërimi i tij është i mrekullueshëm, ai është shumë i kthjellët”, citohet të ketë thënë Luque.Maradona, i cili po vazhdon të trajtohet në spital, e ka ndjekur përmes ekranit ndeshjen e skuadrës së tij nën drejtimin e zëvendësit Sebastian Mendez, në barazimin (2-2) ndaj Velez Sardsfield.

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit