3.7 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Gjendje e tensionuar në Drejtorinë e Arsimit – s’publikohen rezultatet

komuna e rahovecitDrejtoria e Arsimit në Rahovec është vënë në siklet pas rishpalljes së konkursit për pranim të profesorëve. Burime të RahovecPress brenda komunës bëjnë të ditur se DKA është në dilemë të madhe nëse duhet të rikthej në punë profesorët e larguar dy muaj më parë, apo t’i mbajë ata që janë punësuar rishtazi.

Për këta arsye, edhe pse ka kaluar mese një javë pas mbajtjes së intervistave, DKA ende nuk ka treguar rezultatet e konkursit. Ndërkohë, ndonëse profesorët e larguar kishin kërkuar që intervistat të jenë transparente, ato kanë qenë të mbyllura.

E gjithë zhurma rreth këtij konkursi filloi pasi drejtori i DKA’së në Rahovec, Behar Rama, intervistoi dhe pranoi në punë familjarë të tij.

Në konkursin e dytë, ndonëse drejtori nuk ka marr pjesë në intervistimin e kandidateve, siç mësohet nga zyrtarë të komunës ai ende është duke insistuar që familjarët e tij të mbesin në punë. Në ndërkohë, mësohet që edhe grupe tjera të interesit brenda komunës po bëjnë presion që të mos largohen njerëzit e tyre.

Këta të punësuar janë familjarë e udhëheqësve komunal në Rahovec, por edhe anëtarë të partive në koalicion të PDK’së dhe LDK’së. Për shkak të ndeshjes së interesave të ndryshme DKA është vënë në siklet se kë të pranojë dhe kë të largojë nga puna.

E gjitha kjo për shkak të frikës se mund të prishet harmonizimi i interesave të arrira në konkursin paraprak. Mbetet të shihet se kur do të publikohen rezultatet e konkursit dhe kush do të jetë në atë listë./RahovecPress/

Më Shumë

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Lajmet e Fundit