11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Gjerg Fishta, shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për çmimin Nobel për Letërsi

Gjerg Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel.

Dihet se Gjergj Fishta një personalitet i famshëm katolik shqiptar, i cili ka merita të padiskutueshme në krijimin e germave të gjuhës shqipe njëlloj si ato latine në Kongresin e Manastirit, në të cilin ishte dhe drejtuesi kryesor i Kongresit, ka edhe merita të tjera të padiskutueshme në veprat e tij nacionaliste si “Lahuta e Malcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904, shkruan metro.

Gjergj Fisha është shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi, i mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë-më-gojë.

Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën.

Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga njohësit e huaj të letërsisë dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel.

Për çmimin Nobel për disa vjet me radhë është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. /KultPlus.com

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit