13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjermanët po pyeten: Pse po ikin shqiptarët

Azilkerkues nga KosovaPër shkak të shtimit të numrit të refugjatëve nga Kosova, në Gjermani po kërkohen zgjidhje të shpejta, njëra është përshpejtimi i procesit për azil e tjetra ballafaqimi me situatën në Ballkan.

“Zudeutsche Zietung” shkruan se po vazhdon eksodi nga Kosova duke theksuar se emigrantët nga Kosova e Shqipëria është shtuar shumë, dhe se vjet azil kanë marrë vetëm 2,3 shqiptarë nga gjithë numri i atyre që kanë bërë kërkesë, transmeton DW.

Gazeta konservative “Frankfurter algemeine zeitung” në tekstin me titull “Pa perspektivë”, shkruan se “fakti se njerëzve nga Ballkani tash e disa vite u refuzohen pothuaj të gjitha kërkesat për azil, nuk i pengon ata që përkundër dimrit të ikin me pikëllim nga vendi i vet. Ao dë ketë ndikim përshpejtimi i procesit për azil mbetet për t’u parë. Perspektiva në atdhe nuk është e gjithae. Por pa të e gjitha është asgjë”.

Gazeta “Welt” pyetet nëse Kosova është vend i sigurt dhe shton se për këtë do të flasin të gjithë ministrat ë brendshëm gjermanë të premten.

“Qeveria në Berlin duhet të verifikojë nëse Kosova mund të shpallet vend i sigurt”, shkruan gazeta “Passauer neui presse”.

“Sttugarter nachrihten” thekson se mijëra refugjatë nga Kosova ikin për shkak të varfërisë dhe kërkojnë azil në Gjermani. Situata po keqësohet a. Toni politik është më i rreptë, po flitet “për turistët socialë”. Në mesin e banorëve në Gjermani po rritet pakënaqësia”.

Është koha e fundit që të gjitha vendet e Ballkanit të shpallen të sigurta, thotë kjo gazetë.

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit