15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Gjermania ia merr edhe berberët Shqipërisë

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërish duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ky shtet është duke kërkuar edhe berber.

Mijëra infermierë dhe qindra mjekë tashmë profesionin e tyre e ushtrojnë në Gjermani. Duket se pas bluzave të bardha, radhën për të shkuar në këtë shtet e kanë berberët. Shumë të rinj i janë drejtuar qendrave berberhane për të marrë këtë profesion e më pas për të shkuar drejt shtetit gjerman.

22-vjeçari Flogert Bami tregon: “Kam filluar kursin e berberit prej 5 muajsh. Kam edhe një muaj që të përfundoj kursin e plotë. Unë të ardhmen time e shoh në Gjermani, pasi shumë nga shokët e mi këtë kurs e ndjekin atje. Edhe unë e shoh si mundësi të mirë për të punuar atje. Pasi të mbaroj kursin e berberit, do të shkoj të mësoj gjuhën gjermane, kështu edhe ambasada mund të më lidhë një kontratë pune”.

“Kam shumë shokë dhe ata më kanë rekomanduar që të mbaroj kursin dhe të shkoj në Gjermani. Paga varion nga 1000-1500 euro, varet nga salloni ku punon dhe qyteti”, shton i riu. Fiqo Brahaj është një nga berberët më të vjetër në kryeqytet. Pranë sallonit të tij shumë të rinj vijnë për mësuar profesionin e berberit dhe për ta ushtruar atë në Gjermani.

“Të rinjtë janë të prerë, e kanë ndarë mendjen për Gjermani. Madje nuk e mbarojnë kursin sepse dalin punojnë”, thotë Brahaj.

Numri i saktë i të rinjve me profesion berber që janë larguar në Gjermani nuk dihet, por ky është trendi i fundit. Më të kërkuarit në Gjermani janë infermierët, por edhe hidraulikët, elektricistët, specialistët e mirëmbajtjes, largimi i të cilëve po ndjehet, por së shpejti do nisin të mungojnë edhe berberët. /Top Channel/

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit