6.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Gjësendet e Luigj Gurakuqit në një ekspozitë

Pak kush e kishte menduar që 103 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në Shkodër do të vinin të ekspozuara së bashku në Muzeun Historik sendet personale, tryeza e punës, dorëshkrimet dhe veshjet që kishte në trup në momentin e ekzekutimit patrioti i shquar kombëtar “Luigj Gurakuqi”.

Ekspozimi i tyre u bë në prag të festave të nëntorit, si një vlerësim për hartuesin e deklaratës së pavarësisë dhe një ndër nënshkruesit kryesor të saj pas Ismail Qemalit.

Shumë nga këto objekte u sollën dekada më parë nga i ndjeri Gjon Kamsi, i cili ndodhej në Itali ditën kur u vra Luigj Gurakuqi dhe u ruajtën me fanatizëm deri këtë nëntor që panë dritën e publikimit.

Por në këtë ditë nuk munguan as kritikat për vlerësimin që i është bërë në vite kësaj figure, si dhe për humbjen e një prej pasurive më të mëdha që kishte Shkodra dhe Shqipëria, shtëpinë e patriotit Gurakuqi, e cila u shkatërrua në harkun kohor 1993 -2000.

Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 2 shkurt të vitit 1879 dhe u vra në Bari të Italisë më 2 mars të vitit 1925.

Plumbat e tradhtisë ia morën jetën në moshën 46-vjeçare. Ai ishte një ndër figurat më të njohura të parlamentarizmit shqiptar si deputet i Shkodrës, opozitar i vendosur përkrah Fan Nolit, demokrat me cilësitë më të vyera të një intelektuali të kohës të nivelit europian./Oranews

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Vazhdon aksioni i pastrimit në katër fshatra të Malishevës

Në kuadër të aksionit njëmujor “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar pastrimi i ambientit në fshatrat Llazicë, Balincë, Lubizhdë dhe Turjakë. Në këtë aktivitet...

Lajmet e Fundit