8.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Gjithçka çfarë dihet për aksidentin e djeshëm në autostradë ku e humbi jetën një person

Një person ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Dyshimet e para janë se një automjet kombi në lëvizje e ka goditur automjetin e ndaluar në shiritin emergjent, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje, për tu marrur me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”, tha Kelani.

Kelani tha që sipas dyshimeve të para, një veturë ka qenë e ndalur në shiritin emergjent, derisa një automjet kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar.

“Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksident, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut”.

Në media janë publikuar edhe pamje nga momenti i këtij aksidenti.

Poashtu mësohet se personi që humbi jetën ishte N.A., 50 vjeçar nga Bujanoci me banim në Gjilan.

Sipas autoriteteve në Kosovë, bashkë me viktimën ndodheshin edhe dy persona tjerë, të cilët nuk pësuan lëndime. Ata kishin ndaluar në rrugë për shkak se makina kishte pësuar defekt.

50-vjeçari u godit nga një furgon teksa po hynte brenda në makinën e tij.

Drejtuesi i furgonit u shoqëruar në polici dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

/Express/

Më Shumë

U rrahën për vdekje dhe trupat e tyre iu hodhën krokodilëve – detaje shokuese rreth fundit tragjik të një çifti britanik që shkuan ‘për...

Një çift britanik u vra brutalisht dhe trupat e tyre iu hodhën krokodilëve nga një bandë e pamëshirshme që iu vërsul atyre teksa po...

Shitja e derivateve për 24 orët e ardhshme – çmimi i naftës dhe benzinës nuk ndryshon

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet për shitjen e derivateve për 24 orët e fundit. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar...

Moti sot

Lajmet e Fundit