10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Gjobiten mbi 30 biznese, produkteve iu ndërrua flamuri i origjinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi këtë të premte se Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve është konstatuar se në disa raste shitësit vendosin etiketë mashtruese me flamur të një shteti, i cili nuk është flamur i origjinës së produktit.

“Në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej 1 mijë deri në 10 mijë euro si masë ndëshkuese.

Më Shumë

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Lajmet e Fundit