10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka shtënë ne armë zjarri pas një mosmarrëveshje që kishte me një person.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 19:50.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si dhe një fishek. Po ashtu është sekuestruar arma pistoletë me gas e cila është përdorur në rast si dhe një armë AK-47”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Lajmet e Fundit