12 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, njofton Policia.Rasti raportohet të ketë ndodhur më 21.08.2024 rreth orës 21:00, në rrugën “Norbert Jokli”, në Prizren.

Siç thuhet në raportin policor, të dyshuarit F.B, Policia i ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK 47, 30 fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë të shkrepur.

Policia njofton se i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.Lidhur me këtë rast, Poilicia u ka bërë apel qytetarëve që mos të përdorin armët gjatë ahengjeve familjare.

“Drejtoria Rajonale e Policisë- Prizren, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’!”- shkruhet në raportin e policisë.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Përurohet ura në Rogovë të Hasit, Kurti: Lajm i mirë për hasjanët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar urën në Rogovë të...

Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian të xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Kampionia jonë olimpike mundi në...

Lajmet e Fundit