6.6 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Gjuatje me kallashnikov dhe përleshje fizike në Carallakë të Malishevës – dy persona dërgohen në QKUK

Një rast i gjuajtjes me kallashnikov ka ndodhur në Carallakë të Malishevës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ai ka thënë dy persona kanë gjuajtur në ajër me kallashnikov, pastaj po të njëjtit kanë pasur përleshje fizike.

Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

“Në ora 15:30 min në stacionin policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rast të ndodhur në fshatin Carallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajër dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike. Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, në vend të ngjarjes është gjetur ankuesi, ndërsa në parkingun e autostradës në dy automjete janë gjetur edhe dy personat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lëndime trupore. Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalë në vend në ngjarjes dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Ai tutje ka bërë të ditur edhe se janë sekuestruar dy armë, si dhe gëzhoja fisheku e predhë. Kurse tre persona janë duke u intervistuar nga policia.

“Në vend të ngjarjes, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gëzhoja fisheku dhe një predhë. Në stacion për intervistim janë shoqëruar për momentin tre persona si të dyshuar , janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë”./Telegrafi/

Më Shumë

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie...

Mediat tiranase: Shehi largohet nga Ballkani?!

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të klubit suharekas. Ky është lajmi që vjen nga mediat tiranase të afërta me...

Lajmet e Fundit