15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Gjykata merr një vendim për Burdushin

Mjeku popullor, Hysri Peçani i njohur si “Burdushi”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshimin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëm veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019, raporton Kallxo.com

Prokurori i çështjes, Fatos Ajvazi kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, pasi që sipas tij prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, ekziston rreziku që me lënien në liri i njëjti rrezikon dëmtimin e provave tjera, apo edhe ikjen nga drejtësia , andaj prokurori ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Gjyqtari i çështjes Luan Berisha ka marrë vendim, dhe i ka vazhduar masën e paraburgimit, pasi që sipas gjyqtarit të çështjes ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Ditë më parë është raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar rreth 2 milion e 600 mijë euro pasuri të Burdushit.

Burdushi është dënuar më herët me gjobë 5,000 euro, dhe me 1 vit burgim, për një veprat penale të mashtrimit, të ndodhur në vitin 2015, gjithashtu të njëjti nga Gjykata Themelore Prizren, i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për periudhën 3 vjeçare.

Ndërsa tashmë Burdushi gjendet në paraburgim i dyshuar për 4 vepra penale.

Më Shumë

Vetaksident në Prizren- Vetura godet pemën, lëndohet një person

Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar. Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit