14.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Gjykata në Prizren mohon se lënda për fajdegjinjët është ndryshuar nga Apeli në Prishtinë

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ka demantuar lajmin se vendimi për paraburgimin e fajdegjinjëve nuk është ndryshuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur që lënda mbi paraburgimin t’i kthehet Gjykatës Themelore në Prizren.

“Është publiku lajmi lidhur me paraburgimin e fajdegjinjëve nga Prizreni ku thuhet se Gjykata e Apelit në Prishtinë, e ndryshoi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, e që fare nuk është e vërtet, sepse lidhur me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren nuk ka vendosur Gjykata e Apelit në Prishtinë lidhur me caktimin e paraburgimit, por ka vendosur Gjykata Themelore në Prizren respektivisht gjyqtari i procedurës paraprake, i cili ka vendosur që të pandehurëve Pal Morina dhe të tjerëve t’iu caktohet paraburgimi në afat prej 1 muaji”, tha Kicaj.

Prokuroria Themelore në Prizren nuk kishte dal e kënaqur me vendimin e Gjykatës në rastin e caktimit të arrestit shtëpiak të pesë të dyshuarve për fajde dhe armëmbajtje pa leje.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë se se organi të cilën e drejton ka marrë vendim që të akuzuarit të mbahen në paraburgim.

“Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që të shfuqizojë këtë vendim të Gjykatës së Prizrenit,me ç’rast kjo e fundit sërish ka proceduar me rastin ditën e sotme”, tha Hoxhaj.

P. Morina, E. Thaçi, N. Karrica, F. dhe F. Selimi të gjithë nga Prizreni akuzohen për fajde, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Hoxhaj tha se nga Prokuroria ka dyshime të bazuara se të pandehurit mund të gjenden prova të cilat ata i ngarkojnë për akte të paligjshme.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur që lënda mbi paraburgimin t’i kthehet Gjykatës Themelore në Prizren në rivendosje kur dje është mbajtur seanca e paraburgimit në prezencën e prokurorit të shtetit, të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Korishë të Prizrenit

Policia ka arrestuar një person në fshatin Korishë të Prizrenit. Ai dyshohet për kanosje . Fsh. Korishe, Prizren 30.03.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Anulohet gjykimi për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, është anuluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e M.K., Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, për...

Lajmet e Fundit