6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Gjykata Speciale i dërgon ftesë Komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjahës

Sadik Halitjaha lajmin e ka konfirmuar lajmin me një deklaratë me shkrim që ia ka dërguar “Radio Kosovës së Lirë” , shkruan Kosova Live.

LETRA E PLOTË E SADIK HALITJAHËS:

Ju njoftoj, se mua, Sadik Halitjahës,  komandant i ZOP, më ka ardhur thirrja nga Gjykata Speciale, në Hagë! Me siguri do të më bashkojnë  në të ashtuquajturën, “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale”, sikur ata e trajtojnë ish-UÇK-në dhe krerët e saj, tash për tash ndërmarrja e  tillë  ma e madhja  në Evropë,  me 46 mijë 476 pjesëtarë, veteranë të saj.

Me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-s!  Ju ka mjaftuar një shpikës i mashtrimit të madh, nga  Dick Marty për të  themeluar këtë gjykatë të kërkuar nga Serbia e Rusia duke qenë të  dominuar  në Këshillin e  Evropës  nga sllavët.

Që tani doli sheshit ky mashtrues!

Tani  Prokuroria e Gjykatës Speciale  shpiku pseudo-etiketimin si Ndërmarrje e përbashkët Kriminale-!!!  Gjithë njerëzimi e di  se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por  kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to  si domosdoshmëri që i parashohin Konventat ndërkombëtare,  si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë!

Mjafton vetëm  ta sillni ndër mend se çka ka bërë Shteti serb, me ushtri polici e paramilitarët!  Duke mos respektuar as një normë ndërkombëtare as një ligj e traditë lufte, as një konventë të paraparë për të drejtat në luftë!   Serbia dogji  e shkrumboi çdo gjë mbi tokën tonë.  Vrau 1384 fëmijë nga ata me biberon  në dorë deri në 13 vjeç! Vrau gra shtatzëna dhunoi me mijëra!

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Lajmet e Fundit