Gjykata Themelore e Prizrenit prinë në publikimin e aktgjykimeve

Publikimi i aktgjykimeve ndihmon sistemin gjyqësor që të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.

Bazuar në ligjin në fuqi, të gjitha vendimet përfundimtare duhet të publikohen, andaj kjo rritje e numrit të aktgjykimeve të publikuara tregon se gjykatat janë të përkushtuara dhe po punojnë në drejtim të publikimit të aktgjykimeve.

Gjatë muajit nëntor, Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar më së shumti aktgjykime në krahasim me gjykatat tjera, në total, 403 aktgjykime.

Në diagramet e ilustruara, gjeni numrin e aktgjykimeve të publikuara për secilën Gjykatë, të kategorizuara me degë dhe lëndë. Aktgjykimet e publikuara mund të gjinden në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në këtë link: http://www.gjyqesori-rks.org/

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit