36.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Gjykatë Speciale për krimet e luftës në Kosovë – të konsultohen ndërkombëtarët, Kuvendi të miratojë strategji

Hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës të kryera nga forcat serbe në Kosovë vazhdon të mbetet problematike për institucionet e sistemit të drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse vazhdimisht është kërkuar, por edhe është premtuar punë intensive e Prokurorisë Speciale, sipas ekspertëve kanë munguar rezultatet në këtë drejtim, madje është kërkuar që të formohet një Gjykatë Speciale për këto krime.

Por njohësit e çështjeve juridike janë të mendimeve të ndryshme, përderisa disa vlerësojnë se nuk është i nevojshëm krijimi i një Gjykate Speciale në Kosovë, të tjerët thonë se vetëm zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Speciale në Hagë është i mjaftueshëm.

Madje ata thonë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një strategji për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja, tha se Qeveria duhet të dakordohet me partnerët ndërkombëtar nëse janë të interesuar që krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të trajtohen nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se mund të merret model edhe Bosnja ku panelet udhëheqen nga vendorët, por që angazhohen ekspertë ndërkombëtar.

Por ai pohon se ideale do të ishte që të zgjerohej juridiksioni i Speciales, raporton EO

“Qeveria duhet që të krijojë kushte të bisedojë me partnerët ndërkombëtar që a janë të interesuar edhe ata që të gjitha krimet e luftës të trajtohen nga Gjykata Speciale atëherë do të jetë më e lehtë për Qeverinë e Kosovës, nëse jo atëherë të bëjmë maksimumin vet, të merr modelin pak a shumë të Bosnjës ku ka panele mikse ku udhëheqin autoritetet vendore, por sjellin ekspert të huaj ndërkombëtar të ndihmuar nga shtetet mike që  kanë fuqizuar ato departamente të krimeve të luftës”.

“Do të ishte më e udhës që të binden partnerët ndërkombëtar që kjo Gjykatë Speciale që është i ka mjetet dhe mundësitë dhe mund të jetë një lloj Tribunali ndërkombëtar penal dhe nuk do të ja humbte edhe arsyetimin Serbisë që shqiptarët po i gjykojnë pa prova e kështu me radhë. Do të ishte e drejtë që këta të merren me të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë, duke i përfshirë ato nga autoritetet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe që janë krime të shumta”.

“Më e mira do të ishte se Gjykata Speciale aktuale që është të zgjerojë juridiksionin dhe t’i përfshijë të gjitha ato vepra penale dhe kryesit e veprave penale. Besojë që janë të mangëta kapacitetet e Prokurorisë Speciale të Kosovës sepse nevojitet ekspertizë e madhe ndërkombëtare që t’i trajtojë, hetojë, ngritë aktakuzë dhe pastaj t’i gjykojë”.

Kurse Bekim Blakaj drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se krijimi i një Gjykate Speciale nuk është i nevojshëm.

Krejt kjo ngase sipas tij, ngase tashmë në Kosovë funksionojnë institucione të veçanta për këtë çështje, vetëm se duhet të ngritën kapacitet e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Por sipas tij, zbardhja e këtyre krimeve është e mundur nëse Serbia bashkëpunon në ndjekjen penale të kryesve të këtyre veprave penale, raporton EO.

“Tashmë në Kosovë është Prokuroria Speciale dhe departamenti për krime lufte, është edhe Dhoma speciale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, pra ekzistojnë kapacitetet dhe nuk e shoh që do të duhej të krijohej edhe një Gjykatë tjetër Speciale pranë prokurorive Speciale dhe Departamentit Special mund të procedohen lëndë për krime lufte”.

“Duhet të ngritën kapacitetet e prokurorëve dhe gjyqtarëve mirëpo kjo është e mjaftueshme vetëm problemi është që nuk ekziston bashkëpunimi juridik mes Kosovës dhe Serbisë për me i ndjek penalisht ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë e të cilët nuk gjenden në Kosovë, respektivisht janë në Serbi”.

Ndërsa Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se Kuvendi i Kosovës të miratojë një strategji për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, një strategji e tillë do të sillte rekomandime nëse do nevojiteshin institucione shtesë për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

“Në fazën aktuale kur po flasim e rëndësishme është që Kosova përkatësisht Kuvendi i Kosovës të miratojë një strategji për krimin dhe gjykimin e krimeve të luftës nga e cila strategji do të dilnin edhe rekomandimet konkrete nëse nevojiten institucione shtesë apo struktura e re institucionale për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”, tha ai.

Më Shumë

Ku do të mbahet Eurovision 2023?

Eurovision Song Contest 2022 ishte një nga edicionet më emocionuese të Eurovizionit. Jo vetëm që Sam Ryder i dha fund rekordit të gjatë të...

Rahovec/ I mituri dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar në Rahovec një të mitur nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur. Sipas njoftimit të policisë të premten,...

Lajmet e Fundit