Filloi asfaltimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë, Kastrati sheh nga afër punimet

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë, përkatësisht nga qendra e qytetit që lidhë magjistralen Malishevë-Prishtinë.

Në fillimin e asfaltimit të rrugës, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, të cilët e kanë parë nga fillimin e asfaltimit të rrugës.

Me këtë rast, kryetari Kastrati, ka thënë se “kjo rrugë, që ka qarkullimin më të madh në Malishevë, po ndërtohet sipas standardeve të ndërtimit të rrugëve dhe me cilësi, dhe kjo është vetëm fillimi i zbatimit të projektit madhor “Për Malishevën Urbane”, projekt për të cilin edhe e ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Malishevës”.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka sqaruar se rruga “Adem Jashari” është rruga që ka frekuentimin më të madh të veturave, pasi është magjistrale dhe është rrugë lidhëse e shumë qendrave, kurse pjesa e riparuar e rrugës, e cila po asfaltohet sot, ka një gjatësi prej rreth një kilometër, duke filluar nga qendra e qytetit dhe mundësohet nga buxheti i komunës së Malishevës.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit