10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjykimi ndaj zjarrfikësit i akuzuar për vjedhje, kolegu i tij: Gjatë intervenimit të dytë nuk kanë dëgjuar asnjë cingërimë të telefonit

Dëshmitari Ibrahim Sada, ka deklaruar se në veturën “Iveko”, gjatë intervenimit në ndërrimin e natës ai dhe kolegu Destan Cena nuk kishin dëgjuar asnjë cingërimë të telefonit.

Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë dega Rahovec, ku është mbajtur seanca kryesore ndaj kolegut të tij, të akuzuarit Neki Kollari, i cili akuzohet për veprën penale vjedhje e rëndë.

Neki Kollari

Ai akuzohet se në korrik të vitit 2019, në rrugën magjistrale Rahovec-Gjakovë, pas një aksidenti që kishte përfunduar me fatalitet, kishte vjedhur dy telefona që gjendeshin në veturën e aksidentuar, ku sipas aktakuzës, ai në vendngjarje kishte shkuar në cilësi të zjarrfikësit për të ofruar ndihmë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së mërkurës, dëshmitari Sada, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Kastriot Memaj, ka deklaruar se në ditën kritike ai nuk ka qenë në orar të punës.

“Rasti i aksidentit ka ndodhur gjatë ditës, unë kam qenë në ndërrim të natës, rreth orës 21:00 kemi pasur një intervenim tjetër për shuarje të zjarrit, në atë intervinim kemi shkuar unë dhe Destanc Cena, me kamionin “Iveko” më pas kemi telefonuar kolegun Lulzim Veliu që me kamion tjetër të na sjell ujë shtesë”, ka deklaruar dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se pas kthimit nga intervenimi kishin dëgjuar një cingërimë të telefonit.

“Ne ishim duke qëndruar në garazhdë, unë e kam dëgjuar një cingërimë të telefonit dhe i kam pyetur se kujt po i bënë telefoni, e më pas unë kam qëndruar i ulur në karrikë e ata e kanë shikuar se ku po bënë telefoni, telefonat i ka gjetur Lulzim Veliu dhe Destan Cena në ulësen e pasme të kamjonit ‘Iveko’, ka deklaruar Sada.

Në pyetjen e prokurorit Memaj, se si vepruat pastaj, dëshmitari deklaroi se ai ishte shtangur nga ngjarja dhe më pas kishin njoftuar drejtorin.

Ai po ashtu deklaroi se pas kthimit nga intervenimi nuk e kishte takuar të akuzuarin në vendin e punës pasi që i njëjti e kishte kryer orarin e punës.

Ndërsa në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Hasan Pruthi, si e njihni te akuzuarin, dëshmitari tha se e njeh si person të mirë dhe se asnjëherë nuk kishte pas probleme me të.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Ilir Rashkaj, se a kanë qenë dritaret e kamionit “ Iveko” të hapura apo të mbyllura në momentin kur janë gjetur telefonat, dëshmitari tha se kanë qenë të mbyllura.

Pas dëgjimit të dëshmitarit, prokurori Kastriot Memaj, i ka propozuar gjykatës që për seancën e radhës në cilësinë e ekspertit të ftohet ndonjë përfaqësues nga zyra ligjore e kompanisë telefonike Vala.

Gjyqtari Rashkaj, pasi që ka aprovuar kërkesën e prokurorit, e ka ndërprerë seancën e së mërkurës dhe seanca e radhës e ka caktuar 21 tetor 2020 në ora 13:30.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur më 22 tetor 2019, i pandehuri Neki Kollari akuzohet për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ai akuzohet se më 26 korrik 2019, rreth orës 16:40-17:00, në rrugën magjistrale Rahovec-Gjakovë, pikërisht në vendin e quajtur Bërrnjakë në Rahovec, me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr tjetrit pasurinë e luajtshme dhe dy telefonat të markës Samsung S8 dhe Samsung J7, të mbetur në veturën e aksidentuar pronë e të ndjerit Hilmi Lama.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i aksidentit të trafikut, ashtu qe nga ky aksident kishte ndërruar jetë i ndjeri Lama, në atë mënyrë që ditën kritike në veturën e aksidentuar kishin mbetur dy telefona, ndërsa i pandehuri në vendin e ngjarjes kishte shkuar në cilësi të zjarrfikësit për ofrimin e ndihmës, e aty merrë dy telefona dhe të njëjtit i fsheh në ulëse të kamionit “Iveco”, të cilin ditën kritike e ka vozitur i pandehuri.

Sipas aktakuzës, me datë 26 korrik 2019 rreth orës 21:30 minuta të njëjtit telefona janë gjetur nga dëshmitarët Lulzim Veliu dhe Destan Cena, në ulësen e pasme të “Iveco” dhe më pas janë dorëzuar në stacionin e Policisë në Rahovec.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 paragraf 1 pika1.3 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Lajmet e Fundit