Gjyqtari amerikan: Ja çka është grupi parlamentar!

John Tunheim-gjyqtar amerikanGjyqtari amerikan, i cili ka qenë ndër këshilltarët kryesor në hartimin e Kushtetuës së Kosovës John Tunheim, në një intervistë dhënë për “Jetën në Kosovë”, ka thënë ideja kryesore e Kushtetutës së Kosovës ka qenë krijimi i një qeverie funksionale.

“Qëllimi ynë ka qenë që të krijohet një kushtetutë funksionale, e cila do të krijoj një qeverisjë funksionale”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Presidenti ka autoritet të konsiderueshëm që ta mandatoj një kandidat për formimin e qeverisë, i cili e ka shumicën parlamentare.

“Kosova është sistem parlamentar dhe kësisoj pa e pasur shumicën parlamentare s’mund ta formosh qeverinë”, tha ai.

Gjyqtari amerikan e ka thënë shumë qartë edhe atë se çka është grupi më i madh parlamentar.

“Grupi parlamentar është grupi që punon bashkë në parlament. Nuk u referohet partive politike. Mirëpo Gjykata Kushtetuese e përkufizoi ndryshe”, tha ai.

Sipas tij, partia apo koalicioni që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje e ka të drejtën që ta formoj qeverinë. Mirëpo, ajo s’mund ta bëjë atë nëse nuk e ka shumicën parlamentare.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit