Kukës, vritet 52-vjeçari me thikë në fyt

Shiriti i policiseNjë 52- vjeçar është vrarë sot pasdite në Kukës, pas një sherri të çastit në një lokal në fshatin Kolosjan.

Sipas policisë viktima është Rakip Bilali nga fshati Bicaj dhe është goditur me thikë në fyt.
52-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Sipas bluzave të bardha të spitalit të Kukësit, bëhet e ditur se Rakip Bilali, është paraqitur në repartin e urgjencës në gjendje të rëndë për jetën. Po të njëjtat burime thonë se ai është futur në sallën e operacionit, por gjendja e tij është rënduar dhe pas një ore ka ndërruar jetë.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit