Eriksen: Nuk jam mësuar të jem në stol, do flas me Conten për të ardhmen

Christian Eriksen, fantazisti i Interit, është i grumbulluar me kombëtaren e Danimarkës në prag të ndeshjeve të Nations League dhe nga grumbullimi, ka folur për të ardhmen e tij tek Interi, që duket shumë e paqartë për momentin…

“Kisha disa ditë pushim, por tani jam me kombëtaren e Danimarkës dhe nuk kam informacion se çfarë do bëjë klubi për mua kur të kthehem. Shpresoj që të rikthehem dhe të shikojmë se çfarë mendon trajneri.

Isha mësuar të luaja si titullar dhe tani po jetoj një realitet ndryshe. Më duhet të punoj më shumë dhe të shikoj se çfarë mund të përmirësoj. Ti duhet ta marrësh çdo gjë si të vijë. Unë jam i lumtur që kam zgjedhur Interin”, përfundoi Eriksen.

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit