Gold AG: Kisha pas dëshirë të vdes si Beg Rizaj në Kumanovë

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG ka kundërshtuar ashpër tezat e analistit Kastriot Myftaraj lidhur me betejën e Kumanovës.

Përderi sa Myftaraj disa nga luftëtarët në Kumanovë, i quajti Ushtria e Gruevskit, duke aluduar se ata janë paguar nga Qeveria, Gold AG kundërshtoi ashpër.

Ai tha se, Beg Riza me shok kanë shkuar për ta mbrojtur popullatën civile në? Kumanovë, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Ata nuk mund të quhen ushtria e Gruevskit sepse e kanë dëshmuar heroizmin e tyre edhe në të gjitha luftërat shqiptare në Ballkan, si në Kosovë, Maqedoni e Luginë të? Preshevës. Ata nuk kanë mundur të manipulohen për para. Është e mundur që njëri te jetë manipuluar dhe asnjëherë të gjithë. Pre e këtyre mashtrimeve mund të jemi secili”, është shprehur ai në një debat televiziv në Tiranë.

Ai tha se jeta nuk blihet me para, dhe as në burg nuk shkohet për para.

Golden tha se më kanë quajtur patriot i facebook-ut, por kjo nuk qëndron.

“Pasha Allahun veç le të krisë lufta si duhet me krisë, i pari do të shkojë. Kam dëshirë edhe unë të vdes si Beg Rizaj me shok nw Kumanovë”, është shprehur ai.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit