5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Goran Bregoviç e hapë festivalin Balkan Trafik

Goran Bregovic-Balkan TrafikEdicioni i gjashtë i festivalit Balkan Trafik, i cili do të nisë nga 23 prill e deri më 26 prill, tanimë ka bërë të ditur emrat e grupeve dhe këngëtarëve që do të marrin pjesë në këtë festival.

Në Bruksel, festivalin me datë 24 prill e hap këngëtari Goran Bregoviç, një figurë e njohur në Evropë për muzikën e tij ballkanike. Kulturat e ndryshme që e inspirojnë muzikën e Bregovic janë ajo turke, bullgare, rome dhe meloditë e xhezit nga qyteti i tij i lindjes – Sarajeva.

Ansambli Luxhëria nga Shqipëria vjen një ditë më pas në një performancë me këngë polifonike, vallëzimin tradicional folklorik dhe kostume të trevave të ndryshme shqiptare.

Emrat tjerë që vijnë në festival janë edhe Bleri Leshi, Karsilama Quartet, Trio Mandili, ndërsa gjatë ditëve të festivalit do të shihen filma nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Bruksel si dhe punëtori me fëmijë dhe të rritur romë. /KultPlus.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit