11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Grabovci: LDK dhe AAK, s’e kanë guximin e PDK-së

AdemGrabovci6-05Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se ndjen keqardhje për mungesën e vizionit të partive opozitare, të cilat – sipas tij – po e akuzojnë qeverinë e Kosovës për shkak të vendimeve të fundit të saj.

Grabovci ka theksuar se nuk mund ta kuptojë se si kundërshtohen vendimet dashamirëse të ekzekutivit kosovar, duke shtuar se qytetarët e kanë mirëpritur vendimin për rritjen e pagave dhe shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Kundërshtimet për këto të arritura të shtetit tonë janë absurditet. Fatbardhësisht që PDK është duke e drejtuar vendin në këto kohë, sepse ne kemi guxim dhe vullnet që t’i marrim këto vendime jetike. Asnjë nga subjektet tjera politike, po të ishte në vendim tonë, nuk do ta kishte kurajon për këtë. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë drejtuar dikur qeverinë, mirëpo për shkak të mos punës dhe mos angazhimit të tyre nuk morën vendime të tilla”, ka thënë ai për Telegrafin.

I pyetur se pse pikërisht pak para zgjedhjeve janë marrë këto vendime, ai ka theksuar se kryeministri “nuk ka bërë asgjë tjetër veçse i ka mbajtur premtimet e tij”.

“Ka qëlluar që zgjedhjet nacionale të jenë afër, por qeveria premtimet për rritjen e pagave i ka bërë shumë më herët. Konsideroj se ajo që duhet të vlerësohet është mbajtja dhe realizimi i premtimit”, ka shtuar ai.

Më Shumë

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Lajmet e Fundit