5.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Grabovci: Nesër shkoj vet në Prokurori

Policia e Kosovës nesër nuk do të detyrohet ta sjellë para Prokurorisë Speciale ish shefin e grupit parlamentar të PDK’së Adem Grabovci. Ky i fundit i ka thënë Gazetës Express se do të shkoi vet në ora 10:00 në Prokurori për tu intervistuar rreth veprave të dyshimta penale të evidentuara nga skandali i përgjimeve ‘Dosja e Shefave’.

“Pa dyshim, pa dyshim. Unë jam i gatshëm çdo ditë, në çdo kohë, me ju përgjigj ftesës dhe me jap kontributin tim për tu zbardhur e vërteta”, tha Grabovci të martën.

“Absolutisht, unë i respektoj institucione e mia dhe të shtetit tim. Angazhohem me kontribu me pas institucione të shënosha”, shtoi për Gazetën Express, deputeti i PDK’së.

Grabovci tutje potencoi se për ftesën ai është informuar përmes mediave, para se Prokuroria të ia dërgoi atij ftesën për intervistim.

Intervistimi i tij parashihet të ndodhë në ora 10:00.

Hetimet ndaj Grabovcit kanë nisur pasi portali online ‘Insajderi’ publikoi disa përgjime të Grabovcit, duke treguar se si ky zyrtar i PDK’së kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë

Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj i kishte thënë Gazetës Express se do të bëjnë kërkesë për t’u shtyrë intervistimi pasi atë ditë është i zënë me lëndë të tjera. Por, të martën u bë e ditur se Prokuroria ka refuzuar shtyrjen e intervistimit, duke njoftuar se në rast se personi që po hetohet nuk paraqitet në Prokuroi, ata do të detyrojnë Policinë që ta sjellin me forcë.

Më Shumë

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit