3.9 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Grabovci për Specialen: Ta marrim draftligjin, pastaj shohim!

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deputetët e partisë së tij do të votojnë në përputhje me interesin nacional të Kosovës, kur bëhet fjalë për Gjykatën Speciale.

Ai nuk ka pranuar të thotë nëse PDK-ja i ka numrat e nevojshëm ose jo për t’i votuar amendamentet kushtetuese përmes të cilave mundësohet themelimi i Speciales, duke insistuar në faktin se është i bindur se ligjvënësit kosovarë janë të vetëdijshëm në rëndësinë dhe peshën e këtij procesi nëpër të cilin po kalon vendi.

“Jemi të interesuar të bisedojmë për një proces fer dhe posa ta marrim draftligjin do ta diskutojmë me kolegët deputetë. Jam i bindur se deputetët do të votojnë në përputhje me interesat e vendit. Nuk kam të drejtë as ligjore as morale për ta kërkuar votën e dikujt pa e ditur se për çka do të votojnë. Posa ta marrim draft ligjin nga Qeveria e Kosovës, do të diskutojmë me deputetët çështjen e votimit”, ka shtuar Grabovci.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se institucioni të cilin ai përfaqëson, shumë shpejt do ta ketë Projektligjin për dhomat e veçanta të Speciales dhe do t’i votojnë së bashku me ndryshimet kushtetuese. /Telegrafi/

Më Shumë

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Lajmet e Fundit